Funksionet në Python
Mëso si të krijosh dhe përdorësh funksione në Python për të organizuar kodin dhe shmangur përsëritjen.
Një funksion është një bllok kodi që ekzekutohet vetëm kur thirret. Si rezultat, një funksion mund të kthejë të dhëna. Funksionet ndihmojnë në shmangien e përsëritjes së kodit dhe e bëjnë programin më të organizuar dhe të lehtë për tu mirëmbajtur.
Çfarë është një Funksion?
Në Python, një funksion përcaktohet duke përdorur fjalën kyçe 'def', e ndjekur nga një emër funksioni dhe kllapa. Brenda kllapave mund të vendosim parametra që funksioni do të pranojë. Pas kllapave vendosim dy pika ':' dhe kodi i funksionit duhet të jetë i indentuar.
# Përkufizimi i një funksioni
def my_function():
print("Përshëndetje nga funksioni!")
# Thirrja e funksionit
my_function()Funksionet me Parametra
Parametrat janë variabla të listuara brenda kllapave në përkufizimin e funksionit. Kur thirrim funksionin, ne i japim vlera atyre parametrave - këto vlera quhen argumente.
# Funksion që printon emrin e përdoruesit
def print_users_name(name):
print(f"Përshëndetje {name}")
print("Sot do të mësojmë funksionet në Python")
print("Siguro laptopin dhe dëgjo mësimin")
# Thirrja e funksionit me argument
name = input("Emri: ")
print_users_name(name)Parametra të Shumëfishtë
Funksionet mund të pranojnë më shumë se një parametër. Parametrat ndahen me presje brenda kllapave.
# Funksion për llogaritjen e sipërfaqes së drejtkëndëshit
def rec_area(a, b): # a, b janë parametrat
area_calculated = a * b
print(area_calculated)
# Thirrja e funksionit me dy argumente
rec_area(5, 10) # 5 dhe 10 janë argumentet
# Rezultati: 50Return Statement
Fjala kyçe 'return' përdoret për të kthyer një vlerë nga funksioni. Kur ekzekutohet return, funksioni mbaron menjëherë dhe vlera kthehet te thirrësi.
# Funksion që kthen shumën e dy numrave
def mblidh(x, y):
return x + y
# Ruajtja e rezultatit në variabël
rezultati = mblidh(5, 10)
print(rezultati) # 15
# Ose direkt në print
print(mblidh(3, 7)) # 10Return vs Print
Është e rëndësishme të kuptosh dallimin mes return dhe print. Print thjesht shfaq diçka në ekran, ndërsa return kthen një vlerë që mund të përdoret më vonë në program.
# Funksion me print - nuk kthen asgjë
def printHello():
print("Përshëndetje!")
results = printHello() # Printon "Përshëndetje!"
print(results) # None - sepse funksioni nuk ktheu asgjë
# Funksion me return - kthen vlerë
def getHello():
return "Përshëndetje!"
results = getHello() # Nuk printon asgjë
print(results) # "Përshëndetje!" - vlera e kthyerShembuj Praktikë
Le të shohim disa shembuj praktikë të funksioneve për operacione të ndryshme matematikore.
# Funksione për operacione matematikore
def zbrit(x, y):
return x - y
def shumezo(x, y):
return x * y
def pjesto(x, y):
if y != 0:
return x / y
else:
return "Nuk mund të pjestohet me zero"
# Përdorimi
print(zbrit(10, 3)) # 7
print(shumezo(4, 5)) # 20
print(pjesto(20, 4)) # 5.0
print(pjesto(10, 0)) # Nuk mund të pjestohet me zeroFunksionet me Manipulim Tekstesh
Funksionet mund të punojnë me çdo tip të dhënash, përfshirë tekstet. Ja një shembull që kapitalizon emrin dhe mbiemrin.
# Funksion që kapitalizon emrin e plotë
def emri_kapitalizuar(emri, mbiemri):
emri_i_ri = emri.capitalize()
mbiemri_i_ri = mbiemri.capitalize()
return f"{emri_i_ri} {mbiemri_i_ri}"
# Përdorimi
rezultati = emri_kapitalizuar("sabian", "zhupa")
print(rezultati) # Sabian ZhupaPikat Kryesore
- Funksionet përkufizohen me fjalën kyçe 'def' dhe thirren me emrin e tyre
- Parametrat janë variabla në përkufizimin, argumentet janë vlerat aktuale
- Return kthen një vlerë nga funksioni, print vetëm shfaq në ekran
- Funksionet ndihmojnë në organizimin e kodit dhe shmangien e përsëritjes
- Një funksion pa return automatikisht kthen None
Ushtrime Praktike
- Krijo funksionin average(grades) që merr listë me nota dhe llogarit mesataren me for (nëse lista është bosh, kthen None)
- Krijo funksionin find_max(nums) që kthen numrin më të madh pa përdorur max()
- Krijo funksionin greater_than(nums, limit) që kthen listë të re vetëm me numrat > limit
- Krijo funksionin calc(a, b, op) që kryen operacione matematikore bazuar në operatorin e dhënë
- Ndërto një Mini Bank System me funksione deposit(), withdraw(), dhe check_balance()